Çfarë është duke ndodhur në Bruksel? Më shumë se katër orë takim me dyer të mbyllura

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 14:33
Çfarë është duke ndodhur në Bruksel? Më shumë se katër orë takim me dyer të mbyllura

Kanë kaluar më shumë se katër orë që kur ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë,  Aleksander Vuçiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Akoma nuk dihet nëse palët kanë gjetur ndonjë zgjidhje apo marrëveshje për targat ilegale të cilat i përdorin serbët në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)