Presidentja Osmani priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 16:10
Presidentja Osmani priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Presidenca ka bërë të ditur, se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në takim me kongresistin Torres, Presidentja Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan.”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kongresisti Torres, ka theksuar se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën.

(Kosova Sot Online)