Borell: Kemi bërë një propozim për targat të cilin e ka pranuar Vuçiq por jo Kurti

  • 21 November 2022 - 16:30
Borell: Kemi bërë një propozim për targat të cilin e ka pranuar  Vuçiq por jo Kurti

Unë dhe Lajçak kemi bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar Presidenti serb, por jo edhe Kryeministri Kurti, ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh negociata mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Dy palët nuk u pajtuan për një zgjidhje sot”, ka thënë Borrel.

Ai thotë se nga BE-ja është bërë një propozim, por nuk e ka pranuar Kryeministri Kurti.


“Në dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciq e pranoi, por Kryeministri Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.

Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.

“Ky takim ndodhi tre muaj pas takimit të krizës. Nga kriza në krizë. Dhe, kësaj here është më keq se në gusht”, tha përfaqësuesi i BE-së.

Borrell thotë se u ka bërë me dije palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.

(Kosova Sot Online)