Borrell do t’i njoftojë vendet e BE’së: Mungesë respekti ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 16:57
Borrell do t’i njoftojë vendet e BE’së: Mungesë respekti ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka dalë më përfundime, pas një takimi të ndërmjetësuar mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij Bashkimi Evropian e ka bërë një propozim për të dalë nga kriza dhe atë e ka pranuar Vuciq, por e ka refuzuar Kurti.

“Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciq e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.


Ai thotë se do të nxjerrën konkluzione mbi mënyrën se si po shkon dialogu.

Ai thotë se do t’i informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, veqanarëisht Kosovës.

“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, veqanërisht për Kosovën”, tha Borrell.

Kryediplomati evropian kësaj radhe nuk ka zgjedhur gjuhë shumë diplomatike për të shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se “e di që kjo çon sinjal shumë negative politike”.

Borrell ka bërë të ditur se ai i ka kërkuar Vuciqit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale.

(Kosova Sot Online)