Policia: Nga kjo datë nisim shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 19:47
Policia: Nga kjo datë nisim shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe

Policia e Kosovës ka konfirmuar se duke filluar nga 22 nëntori,  do të nis shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

(Kosova Sot Online)