Von Cramon: I bëj thirrje Kurtit dhe Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 20:16
Von Cramon: I bëj thirrje Kurtit dhe Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave

Në lidhje me dështimin e arritjes së një marrëveshje për targat sot në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Raportuesja për Kosovën, Von Cramon i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.

“Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëj thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”, shkroi Von Cramon

(Kosova Sot Online)