Osmani - Borellit: Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 20:48
Osmani - Borellit: Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria

Pasi nuk është arritur marrëveshja për targat në Bruksel,  ka reaguar dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka kritikuar zyrtarin e lartë të BE-së, Josep Borrellin se po të ishte neutral atëherë do t’ia përmendte Serbisë të gjitha marrëveshjet që nuk i ka zbatuar.

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

(Kosova Sot Online)