
Stano: BE-ja ofroi një propozim të cilin Kosova e refuzoi, ndërkaq Serbia e pranoi

Kosova dhe Serbia duhet të mbajnë përgjegjësinë e bisedimeve, ka deklaruar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Stano thotë se “BE-ja ofroi një propozim të cilin Kosova e refuzoi, ndërkaq Serbia e pranoi”.
“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, ka thënë Stano.
(Kosova Sot Online)