Albin Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin për gjoba për targat ilegale

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 08:03
Albin Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin për gjoba për targat ilegale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM, përcjell "Kosova Sot Online".

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sot për krizën aktuale. Ne kërkuam nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë dhënien e gjobave, për të lejuar BE-në dhe SHBA-në që të angazojë palët më tutje për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në deklaratën e Ambasadorit amerikan.

(Kosova Sot Online)