12 vjeçarja në Ferizaj u dhunua nga një 19 vjeçar në shtëpinë e tij

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 08:55
12 vjeçarja në Ferizaj u dhunua nga një 19 vjeçar në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës, ka japur detaje rreth dhunimit të 12 vjeçares në Ferizaj, shkruan "Kosova Sot Online".

12 vjeçarja dyshohet është dhunuar nga një 19 vjeçar në shtëpinë e tij, i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur. Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij, dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit”, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“DHUNIM/Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)