Avokati Koci publikon pamjet shqetësuese, "Pa mëshirë, si katili më i madh"

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 10:57
Avokati Koci publikon pamjet shqetësuese,

Avokati,  Arianit Koci, përmes një shkrimi është shprehur i shqetësuar rreth një situatë që ka ndodhur në Drenas.

Koci ka ka treguar se se si një kalimtar ka goditur me shkelm një qen pa asnjë arsye, përderisa ishte në gjumë, shkruan "Kosova Sot Online".

Koci ka treguar se qeni është lënduar.

Reagimi i Kocit:

Kujdes: pamje shqetësuese

Pa mëshirë, si katili më i madh, personi në moshë, kalimtar i rastit, e godet qenushën e cila ishte në gjumë, me shkelm në vesh.

Lëndohet rëndë. Fillon me i dalë gjak prej veshit. Rënkon prej dhimbjeve.

Një grua zemërmirë, pas disa orësh, kur e sheh të palëvizshme qenushën, e dërgon te veterinari.

Operohet.

Ende pa i dalë narkoza mirë, pasi kthehet në rrugë, të njejtën ditë në të njejtin vend, dy persona fillojmë me i gjuajt me gurrë disa qen të rrugës, pa asnjë arsye.

Qentë tjerë ikin, qenushja e operuar nuk mundet.

Ende në narkozë.

E goditin në kokë.

Lëndohet edhe më shumë.

Si personi në moshë, si këta dy djem të ri, e sulmojnë qenushen, pa asnjë arsye. E njejta as nuk ka lehë kurrë.

Thjesht, si duket dikush ndien kënaqësi kur i shkakton dhimbje dhe vuatje kafshëve.

E kush është i prirun t’i malltretoj kafshët, besoj që nëse i ipet rasti, njejtë e bën edhe me njerëz.

Ngjarja ka ndodh në rrugën Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në Drenas.

Qenushja është ende aty. Nëse ka ndonjë person shpirtmirë që e adopton, aty e ka.

Tepër e urtë është.

P.s

Çka keni prej videove me mizori ndaj kafshëve, ju lutëm m’i dërgoni. Krejt i postoj.

Ju garantoj që mbetëni anonim.

Në anën tjetër, unë e marr krejt përgjegjësinë e postimit.

(Kosova Sot Online)