Cili është misteri i deleve kineze që qarkulluan në formë rrethore për 12 ditë rresht

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 12:33
Cili është misteri i deleve kineze  që qarkulluan në formë rrethore për 12 ditë rresht

Javën e kaluar, një video që tregonte një grup delesh në një fermë në Kinë duke ecur në formë rrethi për 12 ditë u bë virale. Pronari i fermës deklaroi se nuk arrinte ta kuptonte sjellën e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Videoja origjinale u publikua nga kanali kinez People’s Daily i kontrolluar nga shteti. Nuk u desh shumë, në fakt, që të zhvillohen teori konspirative që shkuan aq larg sa të flitej për një shenjë që tregonte fundin e botës. Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi i sjelljes së deleve ka shkaqe krejtësisht të natyrshme dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin pas 48 orësh.

“Duket se këto dele kanë qenë në këtë kullotë të veçantë për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo mund t’i ketë bërë ato të adoptojnë një sjellje stereotipe me ciklin e përsëritur për shkak të stresit që u ka krijuar izolimi i tyre i gjatë,” tha profesori në Departamentin e Bujqësisë në Universitetin e Gloucester, Matt Bell.

Pasi filluan disa dele, më pas u bashkuan të tjera pasi janë kafshë që jetojnë në tufa dhe duan të jenë me ‘miqtë’ e tyre”, shtoi profesori britanik.

Siç thuhet në Manualin Veterinar Merck, sjellja sociale e deleve dominohet nga modeli i tufës në të cilin lëvizjet e kafshëve kontrollohen dhe njësitë mbrohen nga gjuetarët duke u larguar nga rreziku si grup.

(Kosova Sot Online )