Nëse Vladimir Putin e humb pushtetin, ksperti i njohur paralajmëron situatë të rrezikshme

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 12:44
Nëse Vladimir Putin  e humb pushtetin, ksperti i njohur  paralajmëron  situatë të rrezikshme

Pakënaqësia duket se po rritet brenda Rusisë për konfliktin në Ukrainë dhe ekspertët kanë diskutuar nëse Vladimir Putin mund të rrëzohet.

Korrespondenti veteran i Moskës Owen Mattheës tha se presidenti rus nuk do të ishte në gjendje t’i mbijetonte politikisht një “katastrofe ushtarake në terren”, si për shembull nëse Kremlini do të detyrohej të kthente tokën e marrë në vitin 2014 në Ukrainë. 

“Ajo që nuk dëshironi, ajo që është edhe më e rrezikshme se situata aktuale, edhe më e rrezikshme se Putini, është një situatë revolucionare brenda Rusisë ku Putini bie”, tha ai për Sky News.

Gjithashtu shtoi se opozita ndaj Putinit përfshin “nacionalistë që në fakt janë shumë më agresivë se vetë Putini”. Mattheës u shpreh se Putin “tashmë po fitonte me diplomacinë e tij trondisëse” dhe kishte “arritur shumë larg” me këtë.

(Kosova Sot Online )