Podujeva e mbushur me ushqime pa afat, inspektorët i japin vërejtje

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 14:48
Podujeva e mbushur me ushqime pa afat, inspektorët i japin vërejtje

Inspektorët kanë zhvilluar kontrolle në marketët e Podujevës, ku i kanë dhënë vërejtje 20 bizneseve për shkak të mosvendosjes së flamujve të origjinës dhe produkteve me afat të skaduar, shkruan "Kosova Sot Online".

“Drejtoria e Inspeksionit nga data 9 nëntor deri më 21 nëntor ka zhvilluar kontrolle në 39 markete të mëdha e të mesme në Komunën e Podujevës, ku gjatë këtyre kontrolleve janë monitoruar se a përputhen çmimet e ekspozuara me çmimet në arkë, afatin e skadencës së produkteve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)