Arrestohet personi që dyshohet se u përfshi në aksidentin ku vdiq kadeti i policisë

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 17:15
 Arrestohet personi që dyshohet se u përfshi në aksidentin ku vdiq kadeti i policisë

Raportohet se sot është arrestuar personi që dyshohet se u përfshi në aksidentin ku vdiq kadeti i policisë, Flordian Shabaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është A.D i vitit 2002.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs", thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)