Ambasadori gjerman Rohde në zyrë te Presidentes Osmani, zbulohen arsyet

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 18:07
Ambasadori gjerman Rohde në zyrë te Presidentes Osmani, zbulohen arsyet

Sot në takim ambasdaorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka pritur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Osmani me Rohden kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.”

 


(Kosova Sot Online)