Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog, me aleatët do të mundohemi që të mos përsëriten

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 19:23
Gërvalla: Në të kaluarën janë bërë gabime në dialog, me aleatët do të mundohemi që të mos përsëriten

Pas takimit me homologun e saj italian, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se temë diskutimi ishin ndërhyrjet dhe kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Biseduam rreth përparimit të Kosovës në ekonomi, të sundimit të ligjit, në luftimin e krimit të organizuar, vlerat e përbashkëta Evropiane, reformën institucionale dhe rezultate e tjera që janë arritur gjatë këtij viti. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para luftës e pas saj. Po ashtu e falënderova që ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme për sigurinë dhe paqen në rajon e Kosovë”, tha Gërvalla.

“Biseduam për përpjekjet e Serbisë për destabilzimin e Kosovës përmes ndërhyrjeve masive në çështjet e brendshme të vendit tonë, kërcënimeve me dhunë e deri të kërcënimet me luftë. Biseduam edhe për dialogun me Serbinë. Gjithashtu theksova që janë bërë gabime në të kaluarën në dialog dhe se bashku me aleatët do të mundohemi që gabimet të mos përsëriten” tha ajo.

(Kosova Sot Online)