Osmani: Për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 20:13
Osmani: Për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë

Institucionet e Kosovës janë në koordinim me aleatët dhe po bëjnë përpjekje intensive për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e targave brenda afatit 48-orësh, ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Osmani tha se Serbia po përpiqet që nëpërmjet strukturave ilegale në veri të vendit ta destabilizojë Kosovën.

“Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Në këtë kontekst, ka potencuar se për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë i palëve të përfshira", sipas njoftimit nga Presidenca.


Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi se rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se procesi i dialogut nuk duhet lejuar të përdoret si instrument i Serbisë për ta minuar rrugën euroatlantike të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)