Latifi: Pas termit të Asociacionit fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 20:55
Latifi: Pas termit të Asociacionit fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës

Ky kontroll të cilin Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet të legalizohet pasi  është ai konsensusi i heshtur që ndërkombëtarët e kanë arritur, ka theksuar analisti Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Unë besoj se në perëndim, ata që janë mbështetësit kryesor të Pavarësisë së Kosovës, ShBA’të, vendet kryesore të BE, si duket kanë arrit në një konsensus që nuk po munden me na thonë hapur, që është një konsensus i heshtur që kjo gjendje ky kontroll të cilin realisht Serbia e ka me veriun e Kosovës, duhet me u legalizu”, tha Latifi.

Sipas tij, të gjithë e dinë se pas termit të Asociacionit fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës.

“Ata ia kanë ngjit një emër që po quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që në shikim të parë duket i parrezikshëm, por të gjithë e dinë se para këtij termi fshihet një lloj autonomie për veriun e Kosovës, për serbët e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)