Deputeti gjerman: Gjermania është duke punuar fort që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 08:11
Deputeti gjerman: Gjermania është duke punuar fort që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, ka thënë se Gjermania është duke punuar shumë që të bëhet liberalizimi i vizave, duke thënë se ky proces i është zgjatur shumë Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Abraham sa i përket çështjes së targave ai ka potencuar se problemi nuk është te targat, por tek Bashkimi Evropian, pasi sipas tij nuk e kanë një ide të qartë.

“Kosova ka plotësisht të drejtë të vendos për ligjet brenda territorit të saj dhe kjo vlen për çështjen e targave. Problemi nuk është te targat, por tek Bashkimi Evropian që nuk ka një ide te qartë për të ardhmen evropiane të Kosovës. Pra kur mungon një strategji konkrete se çfarë të bëhet me Kosovën, atëherë lindin probleme të tilla si çështja e targave”, tha Abraham.

“Unë po iu siguroj juve, se Gjermania është duke punuar fort që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Ne jemi ne kontakt të ngushtë me Presidencën çeke, dhe shoh se ka vullnet pozitiv që kjo çështje të përfundoj me sukses. Është e papranueshme se sa shumë ka zgjatur ky proces për qytetarët e Kosovës”, deklaroi deputeti gjerman.

(Kosova Sot Online)