Ish-ambasadori serb: Amerika kontrollon Prishtinën, ka ndikim vendimtar në Kosovë

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 08:30
Ish-ambasadori serb: Amerika kontrollon Prishtinën, ka ndikim vendimtar në Kosovë

Ish-ambasadori i Serbisë në Këshillin e Europës, Zoran Milivojeviq, ka thënë se Amerika po e kontrollon Prishtinën, duke theksuar faktin se kryeministri Kurti e pranoi kërkesën e amerikanëve për ta shtyrë për 48 orë gjobat për hoferëve që mbajnë targa të lëshuara nga Serbia në automjetet e tyre.

Milivojeviq ka shtuar se synimi i Berlinit është për ta marrë plotësisht në duar problemin, mirëpo ka shtuar se Amerika nuk do ta lërë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Amerika edhe një herë ka treguar se kontrollon Prishtinën, se ka ndikim vendimtar në Kosovë dhe se rezervon të drejtën të jetë arbitri përfundimtar”, thotë Milivojeviq, duke theksuar se “një lloj rivaliteti me planin Macron-Scholz është në horizont”.

“…Synimi i Berlinit, mbi të gjitha, është për ta marrë plotësisht në duar problemin. Është e qartë se Amerika nuk do ta lërë. Përveç kësaj, BE-ja flet për ndërmjetësim dhe i përmbahet mandatit të Brukselit, ndërsa SHBA-ja ruan mandatin për të ndërhyrë kur Europa nuk ia del”, vlerëson Milivojeviq.

“SHBA-të duan të tregojnë se aty ku Europa ka interes, Amerika vendos patjetër dhe kështu konfirmon dominimin e saj mbi Europë”. Dhe kjo nuk është vetëm kur bëhet fjalë për rajonin, por edhe për gjërat kyçe që janë të rëndësishme për Europën”, thotë Milivojeviq.

(Kosova Sot Online)