Moti në Kosovë, mund të ketë shi

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 08:55
Moti në Kosovë, mund të ketë shi

Sot në Kosovë moti pritet të mbajë me diell, mirëpo ka mundësi të ketë edhe rreshje shiu, shkruan "Kosova Sot Online".

Ja edhe se si do të mbajë moti në vendin tonë edhe gjatë ditëve në vijim.

23.11 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

24.11 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi. Ditën kryesisht me vransira e reshjet pushojnë.

25.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pa mundësi për të reshura.

Temperaturat fillimisht pësojnë rënie deri në 0C, minimalet e 8C maksimalet. Nga mesi i javës maksimalet shënojnë rritje në 12C, e minimalet në 4C e 6C.

Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s, e të martën mbrëma dhe mërkurën e fuqishme nga juglindja 7-16m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale, për të shënuar një rritje të shpejtë nga dita e enjte.

(Kosova Sot Online)