Gjakovë: Lëndohet rëndë një çiklist, u godit nga automjeti

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 10:08
Gjakovë: Lëndohet rëndë një çiklist, u godit nga automjeti

Në person është arrestuar në Gjakovë pasi ka goditur me makinë një çiklistë, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë çiklistin – viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK  për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)