Haradinaj: Duhet të gjendet një zgjidhje në veri, situata është keq dhe drejt eskalimit

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 12:00
Haradinaj: Duhet të gjendet një zgjidhje në veri, situata është keq dhe drejt eskalimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në rrjete sociale ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë, shkruan "Kosova Sot Online".

Ramushi tutje, ka shkruar se duhet gjetur një zgjidhje për situaten në veri të vendit, duke shtuar se situata është e keqe dhe është duke shkuar drejt eskalimit.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.

Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.

(Kosova Sot Online)