Kurti për takimin e Brukselit me Vuçiqin: Skova për Marrëveshjen kornizë me Srbinë, nuk shkova atje për targat

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 12:30
Kurti për takimin e Brukselit  me Vuçiqin: Skova për Marrëveshjen kornizë me Srbinë, nuk shkova atje për targat

Kryeministri Albin Kurti, duke folur para medieve, ka deklaruar sot  se të hënën në Bruksel nuk  ka shkuar   të takohet  me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të folur thjesht për çështjen e targave por për marrëveshjen me njohje në qendër, sipas dokumentit kornizë, transmeton "Kosova DSot Online".

“Kur ma kanë dërguar ftesën nga Brukseli që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, arsyeja kryesore pse kam shkuar nuk janë targat. Unë kam shkuar që të fillohet të diskutohet propozimi për marrëveshjen finale, se prandaj jam kryeministër. Nuk mund të shkojë kryeministri në Bruksel me prioritet targat”, tha Kurti.

“Prej 18 gushtit, struktura e takimeve është e qartë, pika e parë korniza: korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Unë për këtë gjë kam shkuar. Ata hoqën dorë nga propozimi i BE-së”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online )