Kurti Vuçiq në Bruksel më 23 mars 2023, si u ndryshua agjenda?

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 12:56
Kurti Vuçiq në Bruksel më 23 mars 2023, si u ndryshua agjenda?

Kryeministri Albin Kurti  ka treguar se  marsi i vitit 2023 ishte afati i përcaktuar nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas propozimit që iu është dhënë palëve paraprakisht. Ai tha se me atë ftesë e bleu edhe biletën e avionit.

Kurti në  konferencë për media tha se ky afat ishte përmendur edhe në ftesën që BE-ja ia kishte dërguar atij për takimin e së hënës me presidentin serb Aleksadnar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Madje, Kurti thotë se vet kishte kërkuar që procesi të përmbyllet në shkurt, ndërsa edhe nga marsi tha se BE-ja hoqi dorë. “Afatin mars 2023 nuk e kam shkru unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë. Në ftesën e Brukselit që synohej në fund të bëhej publike, është paragrafi ku thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Andaj unë kam shkuar. Për herë të parë kemi afat. Dhe a e dini se çfarë kam kërkuar unë aty? Të jetë shkurti i vitit 2023. Thash pse marsi, pse jo shkurti? Më shpejt më mirë. Jo – tha – nuk bën shkurti, marsi. Iu thash shkurti, ata thanë marsi. Hajt po e lëmë marsin. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt”, tha Kurti. “Me atë ftesë unë e kam ble biletën e avionit, përndryshe nuk do të kishte kuptim po të ishin vetëm targat”, tha kryeministri.

(Kosova Sot Online )