Kurti flet për Borellin: Ma kërkoi pezullim të vendimit për targat dhe garanci për themelimin e Asociacionit

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 13:05
Kurti flet për Borellin: Ma kërkoi pezullim të vendimit për targat dhe garanci për themelimin e  Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kabinetin qeveritar se në Bruksel ,  Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar pezullimin e vendimit për targat si dhe garancinë për formimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Në paragrafin ishte çështja e targave së bashku me garancionet për komunitetin serb të cilat do të diskutoheshin në propozimin e Bashkimit Evropian, pra në marrëveshjen për normalizim”, ka thënë Kurti, transmeton "Kosova Sot Online".

Sido qoftë, kreu i ekzekutivit  e ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian për anashkalimin e bisedimit të çështjeve për marrëveshjen përfundimtare. “Unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as doganier që të merrem me ndonjë çështje teknike që del nga biseda. Unë jam për një marrëveshje përfundimtare ndërkombëtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen qendrore. Ky duhet të jetë qëllimi. Autorët e propozimit të BE-së e braktisën propozimin e tyre, kështu që takimi përfundoi”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online )