Pas vendimit të Albin Kurtit për paga, KGJK sot mban mbledhje të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 14:30
Pas vendimit të Albin Kurtit për paga, KGJK sot mban mbledhje të jashtëzakonshme

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrur vendim për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur më këtë çështje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme në ora 16:00.

Në këtë mbledhje do të diskutohet situata e krijuar pas vendimit të kryeminstrit Kurti për pagat dhe hapat që KGJK do të ndërmarrë në lidhje me këtë vendim.

(Kosova Sot Online)