Hoti: Në këtë kohë krize pagat duhet të rriten e jo të ulen, vendimi i Qeverisë është jo ligjor

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 14:53
Hoti: Në këtë kohë krize pagat duhet të rriten e jo të ulen, vendimi i Qeverisë është jo ligjor

Ish kryeministri i Kosovës aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Hoti në një shkrim ka thënë se pagat duhet që të rriten e jo të ulen në kohë krize, shkruan "Kosova Sot Online".

Tutje, Hoti ka shkruar se vendimi që ka marrur Qeveria e Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është jo ligjore.

Reagimi i plotë:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.
Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.

(Kosova Sot Online)