Numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi arrin në 271

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 16:43
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi arrin në 271

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 5.6 të së hënës në qytetin indonezian të Cianjur është rritur në 271, tha të mërkurën shefi i agjencisë për zbutjen e fatkeqësive, me 40 persona ende të zhdukur, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Banorët kanë mbetur të bllokuar pa ujë dhe energji elektrike dhe disa janë të detyruar të flenë pranë viktimave.Më shumë se 58,000 njerëz janë zhvendosur nga tërmeti, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Qeveria po ofron ushqim dhe tenda për të prekurit, por nevojat janë të shumta. Ndërkohë banorët e Sianjurit kanë nisur varrosjen e të afërmve.

(Kosova Sot Online)