Zbuloni sa ishin pagat e prokurorëve e gjykatësve dhe sa do t’u zbriten

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 17:12
Zbuloni sa ishin pagat e prokurorëve e gjykatësve dhe sa do t’u zbriten

Vendimin e vitit 2017 të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, e  ka shfuqizuar  në mbledhjen e sotme Qeveria Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ky vendim ka nxitur shumë reagime dhe është kundërshtuar.

Por sa janë paguar deri sot prokurorët dhe gjyqtarët dhe për sa pritet të ju ulen pagat?

Bazuar në deklarimet e pasurisë së prokurorëve dhe gjykatësve në vitin 2017 dhe në vitin 2022, një gjykatësi pritet t’i ulet paga për 833 euro.


Një gjyqtare në vitin 2017 është paguar 1.417 euro për një muaj.


Ndërsa, e njëjta në vitin 2022 në deklarimin e pasurisë ka treguar se të hyrat e saj vjetore nga KGJK janë 27 mijë e 438 euro, që i bie 2 mije e 286 euro në muaj.


Pra kësaj gjyqtareje pritet t’i ulet paga për 869 euro.

Një prokurore në vitin 2017 ka deklaruar të hyra vjetore nga Prokuroria e Shtetit 17 mijë e 454 euro, që i bie se atëkohë paga mujore e saj ka qenë 1 mijë e 454 euro.


Ndërsa e njëjta në vitin 2022 ka deklaruar se nga Prokuroria e Shtetit ka të hyra 33 mijë e 668 euro, apo 2 mijë e 805 euro në muaj.

(Kosova Sot Online)