Ja kur pritet të hyjë në fuqi projektligji për pagat

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 17:43
Ja kur pritet të hyjë në fuqi projektligji për pagat

Projektligji për pagat, që u miratua gjatë mbledhjes së sotme në Qeveri, pasi të kalojë në Kuvend, pritet të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, ka theksuar Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)