Ja kur do të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 19:20
Ja kur do të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE

Takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, është mbajtur sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Me këtë rast është miratuar qëndrimi zyrtar për aplikim në BE.

Sipas një njoftimit nga faqen zyrtare “Integrimi Evropian i Kosovës”, nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e mbajtur është diskutuar për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante.

“Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj. Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit”, thuhet në njoftim.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

(Kosova Sot Online)