Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar nga Kosova

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 22:30
Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar nga Kosova

Të mërkurën në shtëpinë e tij në Prizren, është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke e hetuar një rast si vdekje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)