Borrell: Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 22:36
Borrell: Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, ka njoftuar Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Borrell përmes një cicërime në Twitter tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së kanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtutjshme.

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

“Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)