Këshilltari i Blinken telefonon Kurtin, e falënderon për angazhimin e tij konstruktiv

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 08:03
Këshilltari i Blinken telefonon Kurtin, e falënderon për angazhimin e tij konstruktiv

Derek Chollet, këshilltari special i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për ta falënderuar për angazhimin e tij në procesin e dialogut me Serbinë, tranmseton "Kosova Sot Online".

Chollet ka thënë se dialogun se normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë e përkrah fuqishëm edhe SHBA -ja.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt de-eskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon Chollet.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Chollet në llogarinë e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)