Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 08:28
Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Një grua në Veles ka rrahur, bashkëshortin, vjehrrën, djalin dhe policin, shkruan "Kosova Sot Online".

Pas një debati që ka pasur me anëtarët e familjes, nusja i ka sulmuar ata por edhe gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët.

“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.

(Kosova Sot Online)