Jeffrey Hovenier tregon se çfarë sjell marrëveshja për targat

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 08:53
Jeffrey Hovenier tregon se çfarë sjell marrëveshja për targat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se vlerësojnë qasjen konstruktive më marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Jeffrey Hovenier ka shtuar se kjo marrëveshje rritë mundësitë për normalizimin e raporteve ndërmet këtyre dy vendeve.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)