Trajkoviq: Zyra për regjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me marrëveshjen në Bruksel

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 09:45
Trajkoviq: Zyra për regjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur me marrëveshjen në Bruksel

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq ka shkruar se marrëveshjen e arritur në Bruksel, zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është mbyllur.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” – derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)