Krasniqi propozon pesë shtylla në dialog për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 11:36
Krasniqi propozon pesë shtylla në dialog për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka propozuar pesë pika kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online". 

Krasniqi ka ftuar që këto pesë shtylla t’i kenë bazë të dialogut.

“Dëshiroj të ritheksoj këtu qëllimet kryesore që munden dhe duhet të arrihen në fund të procesit, që janë qëllime jo vetëm të PDK-së por të të gjithë spektrit politik të Kosovës por edhe qytetarëve të vendit tonë.  Duke të inkurajuar për vendosmëri dhe fokus në arritjen e marrëveshjen finale, ju ftoj që këto pesë shtylla t’i keni bazë të dialogut”, ka thënë Krasniqi në Kuvend.

“1. Ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetutes, 2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, Njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës  dhe Serbisë”, janë pikat e propozuara nga Krasniqi.

(Kosova Sot Online)