Kurti: Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 12:06
Kurti: Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në marrëveshjen e mbrëmshme që së nënshkruar me Serbinë  që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka shtuar se targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë.

“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë”, tha Kurti.

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrellit, por theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)