Kurti për refuzimin e shtyrjes 10 mujore të afatit për targat: Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar

  • S.A /
  • 24 November 2022 - 12:28
Kurti për refuzimin e shtyrjes 10 mujore të afatit për targat: Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar

I gjetur përball deputetëve të Kuvendit të Republikës, Kryeministyri  Albin Kurti e  zbuluar arsyen  pse nuk e ka pranuar shtyrjen e vendimit për targat 10 mujore ose 1 vit, që i është kërkuar nga ndërkombëtarët.

“Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online"..

Ndryshe ai ka  thënë se gjashtë vetura të serbëve u dogjën pasi targat iu konvertuan në RKS.

“Nuk mundemi për një veturë të djegur ta shtyjmë afatin dy muaj”. Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS. Në këtë mënyrë Kurti iu përgjgj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili pos tjerash tha se “Qeveria duhet t’i ketë kujdes raportet me SHBA-të dhe BE-në”. “Fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi për këtë duhet t’i renditni gjërat”, ka thënë Kasniqi. Atij Kurti ia kthehu se “jo fjalën e fundit, por Kuvendi duhet ta ketë fjalën vazhdimisht”. “Unë jam kryeministri më i rregullt në Kuvend, mendje më shumë se sa shumë deputetë”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online )