Faton Peci: Kemi paraparë 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 13:39
Faton Peci: Kemi paraparë 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale janë duke i bërë vlerësimet në teren pas vërshimeve me të cilat u përballën disa komuna disa ditë më parë, si pasojë e rreshjeve të dendura të shiu.

Peci ka treguar se për dëmet që kanë ndodhur në sektorin e bujqësisë ata kanë paraparë një kompensim në të i cilin vlera monetare e përkrahjes është 3 milionë euro, përcjell "Kosova Sot Online".

“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si ministri nesër do ta procedojmë për në qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)