Kurti: Falënderues ndaj ambasadorit Hovenier për rolin, mbështetjen dhe dedikimin e tij

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 16:02
Kurti: Falënderues ndaj ambasadorit Hovenier për rolin, mbështetjen dhe dedikimin e tij

Për marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel për çështjen e targave, Kryeministri Albin Kurti sot ka informuar opinionin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti meritat për suksesin e kësaj marrëveshje ia dha ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili ndërhyri të hënën kur dështoi përpjekja për marrëveshje në Bruksel, duke kërkuar 48 orë shtesë për t’i dhënë mundësi arritjes së saj.

“S’ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshëm shtron rrugën për bisedime intensive drejt normalizimit të plotë të marrëdhënive me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderues ndaj ambasadorit amerikan Hovenier për rolin, mbështetjen dhe dedikimin e tij”, ka shkruar sot Kurti.

Për marrëveshjen e mbrëmshme, Kurti ka folur në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai tha se sipas marrëveshjes së nënshkruar nuk do të lëshohen dhe regjistrohen targa të reja të automjeteve nga Beogradi për banorët serbë të Kosovës, duke shtuar se targat ilegale “gradualisht do të nxirren nga përdorimi”.

(Kosova Sot Online)