
Ky është vendim i ri nga Gjykata për rastin e dhun*imit të 11-vjeçares në Prishtinë

Për dhunimin e 11 vjeçares në gusht të këtij viti në Prishtinë, Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të miturve, të dyshuar, derisa dy të rriturit E.R., dhe SH.K., ndodhën nën masësn e paraburgimit deri me 28 nëntor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi – zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 22 nëntor 2022 ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Shtetit për vazhdimin e paraburgimit ndaj tre të miturve.
Me të njëjtën datë, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka marr aktvendim që tre të miturve të ju vazhdohet paraburgimi edhe për nga 60 ditë, për secilin”, tha Gashi
(Kosova Sot Online)