EULEX: Mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 17:53
EULEX: Mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm

Raporti i tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili e përfshin periudhën nëntor 2021 – shtator 2022 i bërë nga Misioni i EULEX-it në Kosovë, thekson se mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm, prandaj edhe shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë vazhdojnë të kenë ngecje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky raport thotë po ashtu se është shënuar progres në seancat dëgjimore produktive.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunner Wigemark u shpreh se për herë të parë ky raport përfshinë krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit.

Ai tha se disa nga rekomandimet e dala nga raportet e Misionit po zbatohet nga gjyqësori.

“Për herë të parë ky raport mbulon edhe dy fusha të reja që janë krimet kundër gazetarëve dhe drejtësinë për të miturit. Nën titullin lufta kundër korrupsionit raporti trajton për të parë, gjithashtu korrupsionin fatkeqësisht të përhapur në sistemin e kujdesit shëndetësor. Në përgjithësi ky raport i ka disa zhvillime inkurajuese dhe misioni është i lumtur që sheh se të paktën një pjesë e rekomandimeve nga raportet e mëparshme janë duke u rekomanduar. Shembull shkalla e seancave jo produktive në mesin e atyre që janë monitoruar nga Misioni ka rënë dhe disa raste të profilit të lartë të monitoruara janë duke u ndjekur në mënyrë më aktive. Pavarësisht, prej këtyre përmirësimeve raporti konstaton se mjetet e disponueshme për luftimin e korrupsionit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm shumë raste të korrupsionit të profilit të lartë vazhdojnë të kenë ngecje dhe progresi në ndjekjen penale të krimeve të luftës kufizohet me një numër të vogël të rasteve. Për më tepër drejtësia në rastet e krimeve kundër gazetarëve dhe dhunën në baza gjinore është ndonjëherë jo konsistente”, theksoi Wigemark.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se Kosova nuk ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë.

Haxhiu tha se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të themeloj Komisionin Ad-hock i cili do të ketë përgjegjësi për përmbylljen e reformës në drejtësi e që është procesi i vetingut.

E para e drejtësisë kosovare u shpreh po ashtu se dhuna ndaj gazetarëve është e pa tolerueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me seriozitet të plotë të institucioneve të drejtësisë.

“Inkurajoj institucionet përgjegjëse Prokurorinë dhe gjykatat por edhe Policinë për më shumë rezultate nga se të arriturat lënë ende shumë për të dëshiruar. MD tashmë ka nisur reformat në sistemin e drejtësisë dhe me vjen shumë mirë që Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta themeloj komisionin ad-hoc i cili do të ketë përgjegjësinë e përmbylljes së reformës në drejtësi, pra vetingun në sistemin e drejtësisë sikurse edhe kemi fuqizuar edhe paketën ligjore kundër korrupsionit. Raporti është gjithsesi i vlefshëm për të ritheksuar gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë respektivisht të sektorit prokurorial por edhe atij gjyqësor. Sa i përket luftës në baza gjinore raporti duket pozitiv në kuptim e gjetjes faktike që ka një rritje konstante të raportimit të rasteve të dhunës në familje në mes 20-22% krahasuar me 1 apo 2 vite më parë. Në këtë drejtim përmes politikave dhe vepimeve konkrete si MD po përpiqemi të punojmë në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve kundër dhunës dhe në inkurajim të viktimave për të raportuar dhunën, nuk mund më të tejkalojmë ose të injorojmë situata ku Policia, Prokuroria, Gjykatat nuk i mbrojnë viktimat në të kaluarën kemi pas raste që këto të fundit nuk i kanë kryer punët e tyre dhe nuk janë mes nesh shumë viktima të dhunës në familje”, theksoi ajo.

Shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorim të rasteve, Hubert van Eck Koster tha se ka një trend në rritje të seancave produktive.

Koster u shpreh se gjetje tjetër pozitive është edhe trajtimi i rasteve të profilit të lartë për rastet e ish-EULEX-it, por që aktgjykimet e këtyre rasteve shumica ishte shfajësuese apo liruese.

“EULEX ka monitoruar një trend në rritje të seancave produktive pra neve mendojmë se seancat produktive janë mbajtur sipas radhët në anën tjetër ato janë joproduktive nëse shtyhet pa ndonjë progres kuptim plotë gjatë gjykimit. Në periudhën ndërmjet nëntorit 2021-gusht 2022 Misioni ka monitoruar në total 352 seanca nga të cilat 91 ishin jo produktive dhe me përqindje janë 26, në raportin paraprak raporti i seancave joproduktive ishte 30%. Në përgjithësi këto shifra tregojnë një zhvillim progresiv që nuk duhet të nënçmohet meqë seanca jo produktive e shtojnë dhe e rrisin kohëzgjatjen e seancave në përgjithësi. Arsyet kryesore që sjellin tek këto seanca jo produktive është mungesa e të pandehurit që shënon 43% dhe mungesa e pjesës së avokatët mbrojtëse me 15%. Një gjë tjetër pozitive është se progresi i monitoruara në shumë raste të profilit të lartë duke përfshirë gjithë rastet e ish EULEX-it dhe ky është progres i konsiderueshëm. Megjithatë ky progres i vërejtur në disa prej gjykimeve të profilit të lartë ka sjell deri tek aktgjykime të cilat pothuajse në shumicën e rasteve kanë qenë shfajësuese apo liruese”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)