Borell: Pas marrëveshjes për targat, do të sjellë të dyja palët në tavolinë

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 20:41
Borell: Pas marrëveshjes për targat, do të sjellë të dyja palët në tavolinë

Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Bruksel është e arsyeshme, ngase synon t’i jap fund një mosmarrëveshjeje gati dyvjeçare për çështjen e targave në Kosovë, ka deklaruar shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas një takimi në Barcelonë, Borrell ka thënë se tani, pas marrëveshjes për targat, do të sjellë të dyja palët në tavolinë për t’i diskutuar propozimet e BE-së, të mbështetura nga Gjermania dhe Franca.


TVPWorld, shkruan se rreth 50,000 qytetarë të përkatësisë etnike serbe që jetojnë në Kosovë refuzojnë të njohin autoritetin e qeverisë së Kosovës.

Si shenjë mospajtimi për vendimin për targat, rreth 600 oficerë policie dhe punonjës të sektorit të shërbimit publik kishin lënë punën këtë muaj.

Nuk është e qartë nëse ata që lanë punën e tyre tani do të kthehen apo do të ri-punësohen nga sektorët e tyre të mëparshëm të punës.

Kosova dhe Serbia u zotuan të marrin pjesë në një dialog të sponsorizuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet vendeve, megjithëse pak përparim është bërë deri më sot.

(Kosova Sot Online)