Tahiri: Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 21:50
Tahiri: Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut

Një kritikë publike Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak për mos-publikimin e marrëveshjeve të arritura, ua ka bërë sot ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri ka theksuar se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

“Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)