Petkoviç: E pabesueshme që kryeministrit Kurti, i janë kursyer kritikat nga opozita serbe

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 08:14
 Petkoviç: E pabesueshme që kryeministrit Kurti, i janë kursyer kritikat nga opozita serbe

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç, e ka shprehur çudinë e tij se si opozita serbe i kanë kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

“Është e pabesueshme që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i janë kursyer kritikat nga opozita serbe dhe se qeveria në Serbi po përballet me kritika për përpjekjen për të larguar rrezikun për popullin e saj”, ka thënë ai, transmeton N1.

“Paaftësia e një pjese të opozitës serbe për të parë seriozitetin e situatës në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë, kombinuar me urrejtjen patologjike dhe mosbesimin ndaj Presidentit të Serbisë, rezultoi në një sërë deklaratash të pakuptimta”.

(Kosova Sot Online)