Prej nesër e deri më 8 janar 2023, kjo rrugë kryesore e Prishtinës mbyllet totalisht

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 08:48
Prej nesër e deri më 8 janar 2023, kjo rrugë kryesore e Prishtinës mbyllet totalisht

Duke filluar nga dita e shtunë e deri më datën 8 janar 2023, për shkak të festave të fund vitit rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur, përcjell "Kosova Sot Online".

Ky është ndryshimi i qarkullimit të autobusëve:

Linja Nr. 1 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi F. Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit tek Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A – Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmoret e Kombit” dhe përfundon në Stacionin e Autobusëve.

Linja Nr. 3 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr.7C – Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën  Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.

(Kosova Sot Online)